Futboll

Hajdutët frikësojnë Levandovskin, i rrëmbejnë nga dora orën 75 mijë euro

Gazeta Si – Aventurë e pakëndshme për Robert Levandovskin, sulmuesin e Barcelonës. Në hyrjen e ‘Ciutat Deportiva’, polaku ishte viktimë e një vjedhjeje në mes të ditës. Dy hajdutë i kanë rrëmbyer nga dora një orë me vlerën e 75 mijë eurove.

Ngjarja është bërë e ditur nga portali sportiv spanjoll ‘Sport’. Levandovski, në timonin e makinës së tij, ndaloi te kangjellat për të firmosur autografë. Në një moment dy hajdutët dolën nga turma, hapën derën e makinës dhe i morën orën e çmuar.

Robert Levandovski. Gazeta Si, 19 gusht 2022

Policia katalanase u vu menjëherë në ndjekje të hajdutëve dhe ia doli të gjente orën. Dy hajdutët e lanë poshtë një peme dhe ia mbathën më pas.

Në momentin e parë ishte vetë sulmuesi polak që u vu në ndjekje të hajdutëve. Momente frike për goleadorin blaugrana, që kishte shkuar për të kryer stërvitjen e radhës bashkë me ekipin. Një aventurë që me siguri e prishi gjithë ditën e futbollistit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë