Futboll

Hajdutët bastisin vilën e Hernandez para së fejuarës dhe djalit 6-muajsh

Gazeta Si – Një tjetër futbollist ka përfunduar në shënjestrën e hajdutëve mbrëmjen e së martës. Frikë e madhe në shtëpinë e Teo Hernandez, në Kasano Manjano, provincë e Varezes.

Vila e mbrojtësit të Milanit është vjedhur nga një bandë keqbërësish. Ata kanë marrë sende me vlerë dhe sasia e dëmit që kanë bërë nuk është përcaktuar ende, por bëhet fjalë për mijëra euro. Lojtari nuk ishte në shtëpi në momentin e vjedhjes.

Teo Hernandez. Gazeta Si, 19 tetor 2022

Në atë kohë në shtëpi ishin e fejuara e futbollistit francez, Zoe Kristofoli, si dhe djali 6-muajsh Theo Junior. Karabinierët kanë filluar hetimet, ata kanë marrë dëshminë e së fejuarës së Hernandez dhe po shohin me kujdes imazhet e telekamerave të sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë