Katar 2022

Gvardiol dhe Amrabat, dy lojtarët që Botërori i katapultoi në merkato

Gazeta Si – Botërori i Katarit ishte një vitrinë shumë e mirë për futbollistët para merkatos dimërore, që nga portierët te sulmuesit. Disa prej kanë pasur fatin ta shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë këtë event dhe tashmë vlera e tyre në merkato është shumëfishuar.

Mes shumë lojtarëve që shkëlqyen në Botëror, dy janë emrat më të lakuar për momentin, mbrojtësi Joshko Gvardiol i Kroacisë dhe mesfushori Amrabat i Marokut. Për të dy këta lojtarë, klubet e mëdha e kanë nisur gjuetinë, por konkurrenca është shumë e fortë.

Joshko Gvardiol, 20 vjeç. Gazeta Si, 20 dhjetor 2022

Gvardiol, vetëm 20 vjeç, bëri një paraqitje shumë të mirë në Katar, duke qenë lider i Kroacisë. Real Madrid, Çelsi dhe Mançester Siti janë në garë për yllin e Lajpcigut. Klubi gjerman po fërkon duart, sepse vlera e kroatit i ka kaluar 100 milionë euro.

Tani mbetet vetëm të shihet se kush do të ofrojë më shumë për këtë futbollist, por edhe cila do të jetë dëshira e tij për të vazhduar karrierën. Kush blen Gvardiol, garanton mbrojtjen për më shumë se 10 vitet e ardhshme. Një investim që ia vlen, edhe pse me shifra stratosferike.

Sofian Amrabat, 26 vjeç. Gazeta Si, 20 dhjetor 2022

Sofian Amrabat nuk është në këto shifra, por rrritja e vlerës së tij pas Botërorit është e madhe. Lojtarin e Fiorentinës e kërkojnë klubet angleze, me në krye Liverpulin dhe Totenhemin, që kanë gati 40 milionë euro për këtë mesfushor.

Po ashtu, një rritje të madhe të vlerës te Maroku pati edhe mesfushori tjetër Ounahi, i cili u konsiderua edhe si zbulimi i turneut. Edhe për 22-vjeçarin ka një konkurrencë të fortë tashmë për ta marrë nga Angers në Francë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë