Moti me vranësira dhe rreshje shiu, i cili nuk ka favorizuar pushuesit në bregdet gjatë muajit korrik, pritet të bëjë një kthesë këtë fundjavë.
Sipas meteorologëve, gjatë fundjavës gradualisht pritet përmirësimi i motit . Zona e bregdetit do të jetë me diell, ndërsa zonat malore dhe zonat e ulëta me kthjellime dhe vranësira mesatare.
Temperaturat
zonat malore 17/30 gradë celcius
zonat e ulëta 23/35 gradë celcius
zonat bregdetare 23/34 gradë celcius
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat po mbajnë në vendin tonë mot me vranësira dhe rreshje shiu në orët e pasdites në zonat malore dhe zonat e ulëta në formën e rrebeshëve dhe stuhive të izoluara.
Temperaturat
zonat malore 18/30 gradë celcius
zonat e ulëta 22/34 gradë celcius
zonat bregdetare 23/32 gradë celcius
Parashikohet se duke nisur nga java e tjetër e muajit gusht pritet të afrohet vala e nxehtë Sahariane e cila do të sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave duke regjistruar vlera deri në 38 gradë celcius. Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri në gjysmën e parë të muajit gusht. Në javën e tretë parashikohet një rënie e tyre duke ju rikthyer vlerave normale të muajit.
Gazeta Si do të ofrojë së shpejti shërbimin e parashikimit të motit në tre ditë, ndarjen sipas rajoneve dhe pamjet satelitore live.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.