Kombetarja

Guri kalon vështirësitë në Belgjikë, tani kërkon golat

Sindrit Guri në dy sezonet e fundit ishte një sulmuesit më të mirë të Superligës Shqiptare. Sidomos në edicionin 2017-2018, 24-vjeçari shënoi një “lum me gola” për Kukësin. Një formë e tillë e sulmuesit shkodran i hapi atij dyert drejt Europës, por edhe të kombëtares kuqezi. Por si çdo fillim edhe për Sindrit Guri ishte shumë e vështirë kalimi në një kampionat të një niveli shumë më të lartë se ai në Shqipëri. Ostende në Belgjikë investoi shumë në verë për shqiptarin, pati besim tek ai edhe pse në fazën e parë, Guri nuk mundi të ishte në ritmin e skuadrës. Por golin në javën e fundit ka zgjuar bomberin shkodran që tashmë është gati të bëhet lider me gola edhe në Belgjikë.

Duke u ndalur te ky moment i rëndësishëm në karrierën e tij, por edhe tek vështirësitë e fillimit, Sindrit Guri ka dhënë një intervistë për medien vendase voetbalwedden.net. Sipas sulmuesit 24-vjeçar diferencat mes futbollit që luhet në Shqipëri dhe atij në Belgjikë janë shumë të mëdha dhe ia vështirësuan jo pak punën. “Diferenca e nivelit të futbollit në Superiore dhe këtu në Belgjikë është më e madhe nga sa e kisha pritur. Përgjatë këtyre muajve, gjithsesi jam bërë një bërë një lojtar më i mirë dhe besoj se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur.”

https://www.youtube.com/watch?v=8_7-sA_uIOY

Sakaq për momentin e mirë që ai po kalon, tha se vjen si rezultat i punës, por se do të vazhdojë të punojë edhe në të ardhmen që të ndihmoj ekipin dhe t’ju provojë të gjithëve se ai është i vlefshëm edhe për këtë nivel. “Jam i gëzuar që më në fund munda të ndihmoj ekipin. Në të shkuarën kam shënuar gola në thuajse çdo ndeshje, por kjo nuk po ndodh prej një kohe të gjatë. Jam i bindur që do të kem sukses edhe këtu, nëse ia dal të fitoj besimin.”- është shprehur Guri ndër të tjera në intervistën e tij për gazetën belge, voetbalwedden.net.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë