Futboll

Guardiola ngre alarmin: Lojtarë, bëni grevë për të mbrojtur shëndetin tuaj!

“Lojtarë dhe drejtues, të gjithë bashkë duhet të bëjnë diçka, sepse vetëm fjalët nuk mjaftojnë”. Pep Guardiola ngre alarmin për ngjeshjen e madhe të kalendarit dhe punën jashtë normave që të tijtë dhe lojtarët e skuadrave të tjera janë të detyruar të bëjnë në një moment shumë të vështirë nga pikëpamja shëndetësore.

“Situata nuk do të ndryshojë vetë: UEFA, FIFA, Premier Liga, televizionet dhe biznesi janë më të rëndësishme se shëndeti i lojtarëve… Secili vendos për veten”, - ka thënë më tej trajneri i Mançester Sitit për “Daily Star”.

Pep Guardiola, trajneri i Mançester Sitit. Gazeta Si, 25 dhjetor 2021

Sipas Guardiolës, duhet një lëvizje e përbashkët. “Po flasim për shëndetin dhe mirëqenien e lojtarëve. Ndoshta sindikatat duhet të thonë: ‘Ok, nuk luajmë derisa kjo situatë të zgjidhet. Po, mendoj se duhet një grevë”.

Trajneri katalanas ka folur edhe për çështjen e zëvendësimeve në Angli. “Flasim për shëndetin e lojtarëve, por Premier Liga është i vetmi kampionat që nuk ka pranuar 5 zëvendësimet. Kemi vetëm 3, si ka mundësi? Do të ishte shumë më mirë për të gjithë, po të marrim në konsideratë numrin e ndeshjeve që luajmë, por Premier Liga dhe disa klube kanë vendosur të mos e bëjnë këtë gjë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë