Futboll

Guardia di Finanza bastis selinë e Juventusit, hetim për bilance false

“Guardia di Finanza” ka zbarkuar në Kontinasa, pas një hetimi të nisur për Juventusin për deklarimin e bilanceve false. Hetimi përfshin periudhën nga 2018-a në 2021-shin, ku ka dyshime për lëvizjet e 50 milionë eurove. Prokuroria e Torinos ka nisur punën pas sinjaleve të “Consob” dhe “Covisoc”.

Janë 6 personat nën hetim te Juventusi për bilanc fals, mes tyre edhe presidenti Andrea Anjeli, në lidhje me sezonet 2018-19, 2019-20 dhe 2020-21. Gjithçka ka të bëjë me bilancet, me të cilat është marrë së fundi edhe “Consob” dhe “Covisoc”. “Guardia di Finanza” ka shkuar në selinë e klubit bardhezi për të marrë gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Kontinasa, selia e Juventusit. Gazeta Si, 27 nentor 2021

Ishte e nevojme të bëheshin disa verifikime në lidhje me operacionet, ku Juventusi ka dalë me plus, në veçanti shkëmbimi Pjaniç-Artur. Tani Juventusi po ndiqet edhe penalisht. Bëhet fjalë për lëvizjen e rreth 50 milionë eurove. Përveç presidentit Anjeli, në hetim janë edhe zëvendëspresidenti Pavel Nedved dhe ish-përgjegjësi i sektorit sportive, Fabio Paratiçi, si dhe 3 punonjës të tjerë.

Hetimi, sipas komunikatës së Prokurorisë së Torinos, ka nisur që në muajin maj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë