Politike

Grupi ‘Bardhi’ mbështet studentët e mjekësisë, padi në Kushtetuese për pezullimin e ligjit

Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se, ligjin për studentët e mjekësisë  do ta depozitojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite. Duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre”  shkruan Bardhi.

Studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar auditorin që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është ‘i padrejtë’. ‘Kushte s’kemi, por kemi Kushtetutë’, ‘Mjekësia bojkoton’, ‘Duart e prangosura s’mund të kurojnë”, thuhet në disa prej pankartave të studentëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë