Media Galeri

Gruaja iraniane bëhet modele pas sulmit me acid

Masoumeh Ataei, 37 vjeçarja nga Irani u sulmua me acid nga ish vjehrri i saj para dhjetë vitesh. Nga ky sulm ajo pësoi djegie në fytyrë, duar dhe trup si dhe humbi shikimin. Kreu 38 operacione dhe vazhdon të marrë trajtime të ndryshme por shenjat e atij sulmi vazhdon ti ketë. Edhe pse ajo më vonë e fali ish vjehrrin e saj, për shumë vite vuajti nga depresioni dhe nuk dilte nga shtëpia për shkak të pamjes së saj. Gjithë jeta e saj mori kthesë tjetër kur ajo filloi të modelonte. Edhe pse në Iran nuk mbështetet industria e modës, Ataei vazhdon të ndjekë modelingun jo si një mënyrë biznesi por si diçka që e ndihmon të pranojë veten dhe ta dojë atë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë