Sociale

Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Shqipëria, e pastër. Kemi ndaluar hyrjen e shpendëve nga vendet e prekura

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se Shqipëria është e pastër nga sëmundja e gripit të shpendëve që ka kapur disa vende.

Në një deklaratë për mediat nga kjo ministri thuhet se është rritur monitorimi i situatës në popullatën e shpendëve dhe janë hartuar masa mbrojtëse, duke ndaluar hyrjen në vend të shpendëve nga zonat ku është shfaqur sëmundja.

“Aktualisht Shqipëria është pastër nga kjo sëmundje dhe për të mbrojtur territorin e vendit, nga kjo sëmundje, dhe prodhimin vendas, strukturat e shërbimit veterinar shtetëror kanë marrë masat e nevojshme ashtu si edhe për cdo sëmundje tjetër. Në këtë mënyre është rritur monitorimi i situatës epizootike në popullatën e shpendëve dhe janë hartuar masa mbrojtëse kufizuese të nevojshme duke ndaluar hyrjen në vend të importeve të shpendëve nga zonat e vendeve ku është shfaqur sëmundja”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë