Menaxhim

Gripi i shpendëve, ISUV: Ndaluam shitjen në treg, pulat e ngordhura do të asgjësohen

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në një deklaratë për shtyp tha se është ndaluar shitja e shpendëve të gjallë në tregjet e hapura, por vetëm në marketet e kontrolluara.

“Kemi dërguar kërkesën në datën 7 Mars. Vendi përcaktohet nga pushteti vendor. Aktualisht është arritur dakordësia dhe do të fillojë largimi i tyre. Kemi bërë kërkesa pafund. Kemi një javë që përpiqemi të gjejmë një vend ku do të groposen kafshët e ngordhura. Në datën 19 mars u ndryshua kuadri i procedurave. Zbatuam planin e emergjencës për këto sëmundje.”

Përfaqësueset e tjera të këtij institucioni deklaruan se vendi është gjetur sot dhe shumë shpejt do të procesi për groposjen e tyre. Ato thanë se nuk ka vend për panik për konsumim e produkteve me origjinë nga shpendët dhe apeluan që njerëzit të mos prekin shpendët e ngordhur për shkak të sëmundjes por të njoftojnë autoritetet.

“Ligji jonë parashikon edhe groposjen. Edhe metodën e djegies. Secili duhet të shprehet në bazë të legjislacionit për të gjetur vendin e duhur. Ne sot e kemi gjetur vendin dhe shumë shpejt fillon procesi. Ne kemi ndërhyrë në komunikim me mediat. Do iu vëmë në komunikim për vendin sapo të kemi konfirmimin zyrtar.

Duhen shmangur blerjet në rrugë. Është ndaluar shitja e shpendëve të gjallë në tregje. Duhet të drejtohen vetëm në njësitë e shitjes. Në këto raste kur ne garantojmë  e kemi nën kontroll. Kemi ndaluar hyrje daljet e shpendëve të gjallë dhe daljeve nga etsabilimentet të produkteve vezë. Sepse hyrjet daljet e pakontrolluara mund të sjellë që mund të merret produkti dhe të çohet në ferma të tjera që nuk janë të prekur.

Masat janë marrë në 19 Mars 2022. Kjo do të thotë që vezët që gjenden në treg janë të prodhuara në datat e mëparshme. Vezët mund të qëndrojnë në treg për 21 ditë dhe në rast se nuk shiten kthehen mbrapsht dhe asgjësohen”, thanë ato.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë