Ngjarje

Ngordhja e pulave, Prokuroria nis hetimet: Kur u konstatua rasti i parë dhe çfarë masash u morën  

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet mbi ngordhjen masive të pulave në qytetin bregdetar, ku është konfirmuar zyrtarisht edhe gripi i shpendëve H5N8

Prokuroria kërkon të dijë se kur është konstatuar rasti i parë dhe çfarë procedurash janë ndjekur.

Organi i akuzës ka kërkuar gjithashtu  informacion mbi praktikat e institucioneve përgjegjëse në kompanitë ku kanë ngordhur pulat.

Ministria e Bujqësisë ndërkohë ka njoftuar ngritjen e Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Situatës pas konfirmimit të rastit të parë me gripin e shpendëve në vend.

Rasti i parë i grupit të shpendëve u konfirmua paraditen e 20 marsit, dy ditë pas lajmit se rreth 500 mijë pula kishin ngordhur.

Bashkë me ngritjen e qendrës, Ministria vendosi zbatim të planit të masave mbrojtëse kufizuese, karantinimi i shpendëve dhe kufizimi i perimetrit ku mund të lëvizin shpendët.

Ndërkohë është dhënë urdhër për asgjësimin e pulave të ngordhura. Por ndryshe nga masat e trumbetuara përfaqësues të kompanive të pulave ku është shfaqur sëmundja janë shprehur se situata është kritike, pasi deri më tani asnjë nga autoritetet nuk ka ardhur të marrë masa për groposjen e pulave edhe pse diçka ka lëvizur në këtë drejtim.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë