Shendet

Gripi i ri i shpendëve mbërthen Europën: Çfarë duhet të dimë për të

Në Poloni, situata e gripit të shpendëve që është përkeqësuar gjatë javëve të fundit . Në periudhën 18-31 mars, zyra kryesore veterinare e Polonisë konfirmoi se gripi i shpendëve është bërë më agresiv. Sipas të dhënave numri i përgjithshëm i zogjve të sëmurë ishte 1.07 milion. Ndërkaq edhe vende të tjera si Franca janë përballur me këtë problem. Javën e kaluar, ministri francez i bujqësisë, Julien Normandie përcaktoi një sërë masash për të parandaluar një epidemi të mëtejshme të HPAI tek shpendët, kryesisht zogjtë dhe pulat.
Kjo gjendje është përcaktuar që nga nëntori i vitit të kaluar në Francë dhe sipas ministrit zona jugperëndimore e vendit ka qenë më e prekura.
Kjo gjendje është edhe në Gjermani. Sipas laboratorit kombëtar të referencës veterinare, Instituti Friedrich-Loeffler (FLI). Epidemia aktuale vlerësohet më e dëmshme sesa në vitet 2016-2017.
Situata e përgjithshme e gripit të shpendëve në në Europë, tregon se kjo sëmundje është shtrirë në 19 vende europiane, si Suedi, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar, Kroacia etj.

Çfarë është gripi i shpendëve dhe si ndikon te njerëzit?
Gripi i shpendëve (Influenca Aviare), është një shumëllojshmëri e gripit të shkaktuar nga viruset e adaptuar tek zogjtë. Ndërkaq lloji me i rrezikshëm është ai që ekspertët e kanë quajtur (HPAI).Gripi i shpendëve është i ngjashëm me gripin e derrit, gripin e qenve, gripin e kuajve dhe gripin e njerëzve Gripi i shpendëve, i referohet virusit të gripit A.
Gripi A / H5N1 u izolua për herë të parë tek një patë në Kinë në vitin 1996, ndërsa infeksioni tek njerëzit u raportua për herë të parë në vitin 1997 në Hong Kong. Që nga viti 2003, më shumë se 700 raste tek njerëzit në Azi janë raportuar nga OBSH. Shumica e njerëzve të infektuar nga gripi i shpendëve ka ardhur si rezultat i kontaktit me shpendë të infektuar. Ajo gjithashtu mund të përhapet përmes sipërfaqeve të ndotura dhe jashtëqitjeve. Ndërsa shumica e zogjve të egër kanë vetëm një formë të lehtë të llojit H5N1, pasi të infektohen virusi mund të bëhet potencialisht shumë më vdekjeprurës. Si të gjitha viruset e tjera, infektimi anashkalohet duke ruajtur masat higjienike. Megjithatë njerëzit e marrin infeksionin më shpesh nga zogjtë se sa nga njerëzit. Sidoqoftë, ekspertët europianë të shëndetit publik janë të shqetësuar se viruset e shpendëve mund të ndryshojnë kur kalojnë tek njerëzit dhe bëhen edhe më të rrezikshëm.

David E. Swayne, Drejtori i Laboratorit në Laboratorin e Kërkimit të Shpendëve në SHBA, tregon se çfarë e bën këtë virus të ndryshëm nga ato që janë parë zakonisht tek shpendët. Sipas ekspertit vetë virusi ka pasur ndryshime në proteinën e hemaglutinininës (HA)nga mutacionet në gjen që kanë prodhuar strukturë të larmishme të HA-së të cilat kanë bërë të mundur që edhe vaksina aktuale të mos jetë efikase. Ky virus i ndryshuar është edhe më i rëndë për zogjtë e egër.
Çfarë e bën këtë lloj të ri virusi, të ndryshëm nga ato të mëparshmit?
Ky virus i ndryshuar ka infektuar shpendët ujorë migrues dhe është përhapur nëpër vende të shumta në Evropë dhe Azi, duke vijuar më pas tek fermat e pulave. Diçka tepër thelbësore për këtë virus sipas ekspertit është rritja e mbikëqyrjes dhe zhvillimin e strategjive zbutëse për të zvogëluar infektimin e shpendëve komercial për të kufizuar përhapjen.

Burimi: PoultryWorld/ Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë