Shendet

Gripi, asnjë rast i identifikuar, vaksinimi vetëm tek personeli shëndetësor

Nga Gazeta Si- Shqipëria ende nuk ka identifikuar rast të prekjes nga virusi i gripit, por vaksinimi antigrip vijon të kryhet kryesisht në sistemin shëndetësor publik. Me rekomandim të ISHP-së, personeli shëndetësor në sistemin parësor dhe spitalor ka aplikuar vaksinën e cila ndonëse thuhet se nuk është e detyrueshme, është kryer nga i gjithë personeli.

“Nuk është me detyrim, por na kanë ardhur dozat për të gjithë personelin dhe jemi të detyruar ta kryejmë ose të japim shpjegim pse e refuzojmë”, thonë disa prej personelit të infermierëve në qendrat shëndetësore.

Nga ana e saj, ISHP duket se problemin e ka me aplikimin e vaksinës tek fëmijët ku njëlloj si Covid-19,  ka një refuzim masiv nga ana e prindërve për kryerjen e saj.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se vaksinimi sezonal i gripit mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar sëmundjet dhe për të mbrojtur njerëzit rreth jush. Megjithatë, ky vaksinim nuk mbron nga të gjitha sëmundjet dhe vetëm kjo nuk mjafton.

Vetëm respektimi i të gjitha masave parandaluese bën të mundur mbrojtjen nga të gjitha viruset e dimrit.

Janë 7 masa parandaluese për tu mbrojtur kundër viruseve të dimrit:

-Lani duart

-Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini

-Pastroni hundën me një shami njëpërdorimshme

-Mos e prekni fytyrën, sidomos hundën dhe gojën

Kur jemi të sëmurë:

-Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen, kontaktoni mjekun nëse është e nevojshme

-Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)

- Vini një maskë, veçanërisht kur jeni në kontakt me njerëz të rrezikuar


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë