Kombetarja

Grima publikon listën me 20 lojtare për dy ndeshjet me Irlandën në Ligën e Kombeve

Gazeta Si – Shqipëria e futbollit të femrave luan në tetor dy ndeshje ndaj Irlandës në Ligën e Kombeve. Trajneri Armir Grima ka shpallur sot edhe listën e futbollisteve të grumbulluara për këto dy ndeshje.

Ai ka në listë 20 lojtare për këto dy ndeshje dhe bie në sy fakti që ka grumbulluar që në fillim Qëndresa Krasniqin dhe Endrina Elezajn. Kombëtarja e femrave i fillon përgatitjet të dielën në “Shtëpinë e Futbollit”.

Më 27 tetor luhet ndeshja e parë në Irlandë, kurse më 31 tetor po ndaj këtij kundërshtari luhet ndeshja e dytë në ‘Loro Boriçi’, në orën 18:00.

Deri tani vajzat kuqezi kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë me Hungarinë, në ‘Loro Boriçi’, ndërsa në të dytën janë mundur 1-0 nga Irlanda e Veriut në transfertë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë