Kombetarja

Grima pozitiv, Kombëtarja e femrave pa trajnerin e saj ndaj Qipros

Kombëtarja e femrave luan nesër ndeshjen me Qipron, por nuk do të drejtohet nga trajneri Armir Grima, i cili është prekur nga Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga mediet lokale në Shkodër, sipas të cilave, pas testeve të kryera dje, Grima ka rezultuar pozitiv dhe tashmë duhet të zbatojë protokollin, duke u izoluar.

Mungesa e trajnerit sigurisht që do të jetë një problem për Kombëtaren e femrave para ndeshjes së nesërme eliminatore me Qipron në “Loro Boriçi”. Grima është karantinuar dhe do të japë udhëzime për ndihmësit e tij me anë të telefonit. Në radhët e futbollisteve deri tani nuk ka pasur asnjë të infektuar.

Armir Grima, trajner i Kombëtares së femrave në futboll. Gazeta Si, 26 nëntor 2020

Shqipëria e futbollit të femrave ka luajtur 6 ndeshje në grupin e saj dhe ka 3 pikë, pra vetëm 1 fitore. Kundërshtari i nesërm, Qipro, është ekipi më i dobët në grup dhe vajzat kuqezi pritet të arrijnë fitoren e dytë, edhe pse nuk do të kenë trajnerin e tyre. Grupi kryesohet nga Finlanda, me 10 pikë, e ndjekur nga Skocia me 9 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë