Futboll

Grezda i pafat, dëmtohet sërish në stërvitje

Dëmtim pas dëmtimi dhe Eros Grezda nuk po mundet dot të dalë në fushë që të tregojë aftësitë e tij me skocezët e Reinxhers. Pas lëndimit që pati në muajin tetor që e la jashtë fushave për disa javë sulmuesi shqiptar Eros Grezda është dëmtuar sërish.
23-vjeçari që në verë bëri kalimin e bujshëm te gjigandët skocez, është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë me dëmtimet.

logo hippo

Kur u mendua se ai do të ishte gati, në 100% të formës së tij dhe po fitonte besimin e trajnerit Zherrard, sulmuesi nga Gjakova është parë sërish me paterica. Lajmin këtë herë e bëjnë me dije mediet skoceze që kanë publikuar edhe një foto të Grezdës duke lëvizur me paterica.

Nga Tenerife, ku Renxhers është duke zhvilluar fazën përgatitore, kanë dalë në fillim lajmet për një lëndim të Grezdës. Por më pas është publikuar dhe foto që tregon se dëmtimi për 23-vjeçarin shqiptar është goxha serioz. Nuk bëhet ende e ditur se çfarë dëmtimi ka pësuar Grezda apo se sa gjatë do e mbajë larg fushave. Në ditët në vijim pritet që mjekët e Reixhers të bëjnë ekzaminimet përkatëse që do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit.

Sakaq pas këtij dëmtimi të Grezdës, Reinxhers po mendon të marrë masa, duke marrë në huazim një tjetër lojtarë në rolin e tij, pasi do të jetë shumë e vështirë për futbollistin shqiptar që të arrijë formën e duhur për pjesën e mbetur të sezonit. Dëmtimi i sulmuesit gjakovar është një lajm i keq edhe për trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi, i cili do të ketë dhimbje koke për të gjetur zëvendësuesin e Grezdës për ndeshjet e muajit mars.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë