Sociale

Greta Thunberg u përgjigjet atyre që e kritikuan

Ka qënë një javë e gjatë për 16 vjeçaren aktiviste Greta Thunberg e cila mbajti një fjalim mbi ndryshimet klimatike, në të cilin iu drejtua edhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Pas shumë kritikave, Thunberg vendosi tu përgjigjej të gjithë atyre që i dolën kundër me një postim në Twitter, ku shkruante : “Unë me të vërtetë nuk e kuptoj pse të rriturit do zgjidhnin ta kalonin kohën duke u tallur dhe duke kërcënuar adoleshentët dhe fëmijët për promovimin e shkencës, kur ata mund të bëjnë diçka të mirë në vend të saj”.

https://twitter.com/GretaThunberg/status/1176930548146692096

Në vend që të ulej në të njëjtin nivel me kritikët e saj dhe të merrej me komentet e ndyra që i janë drejtuar, duke filluar që nga aparenca deri tek shëndeti mendor, Greta vendosi ta drejtonte bisedën përsëri nga lëvizja e saj.

“Mos e humbisni kohën tuaj duke i dhënë atyre më shumë vëmendje”, shkroi ajo. Liderja e re e lëvizjes klimatike dha më të mirën e saj të premten e kaluar në “New York Climate Strike”, dhe Thunberg gjithashtu e ka bërë të qartë që nuk e ka në plan të ndalojë së luftuari për kauzën e saj, nuk ka rëndësi se me sa lloje emrash i drejtohen.

Kjo nuk është hera e parë gjatë kësaj jave që Thunberg ka mbrojtur veten. Pasi presidenti Trump bëri një Twitter ironik të hënën ku e quante atë “një vajzë e re shumë e lumtur, e cila po pret një të ardhme të ndritshme e të mrekullueshme”. Thunberg i vuri fjalët e tij në profilin e saj në Twitter.

Nuk ka rëndësi se çfarë thonë ata që supozohen të jenë “të rritur” për të. Postimi i saj i fundit në Twitter tregon se Greta është e aftë të përballet me ata që e tallin, edhe pse në këtë rast personi që ata po tallin është lideri i botës së lirë.

Më poshtë mund të dëgjoni edhe fjalimin e plotë të saj :

https://youtu.be/TMrtLsQbaok

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë