Ekonomi

Greqia u shtyn TVSH-në bizneseve

Ndërkohë që numri i të prekurve me koronavirus ka ardhur duke u rritur, Greqia njoftoi sot masa lehtësuese financiare për kompanitë në zonat e prekura nga epidemia, në përpjekje për zbutur efektet ekonomike të saj.

Masat e Athinë zyrtare përfshijnë shtyrjen e pagesave të taksës mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe pagesës së sigurimeve shoqërore që duhet të paguhen në fund të marsit. Greqia ka 73 raste të konfirmuara me koronavirus por ende nuk ka viktima.

“Përhapja e koronavirusit ka efekte të dëmshme në shëndet dhe ekonomi. Ndikimi është më serioz sesa vlerësimet tona fillestare," tha ministri grek i Financave, Christos Staikouras para gazetarëve.

Qeveria greke ka ndaluar tubimet publike në tre rrethe në jug-perëndim të vendit dhe ka urdhëruar shkollat ​​që të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të mëtejshëm.

Kompanitë që veprojnë në zonat e prekura nga shpërthimi i koronavirusit, të cilat u mbyllën për të paktën 10 ditë, do t’u jepet katër muaj kohë për të paguar TVSH-në. Afati i fundit për pagesat e sigurimeve shoqërore do të zgjatet në mënyrë të ngjashme.

“Qeveria do të rrisë buxhetin e ministrisë së shëndetësisë me 15 milion euro për të mbuluar rritjen e pagave dhe kostot e lidhura me kujdesin intensiv në spitale”, tha Staikouras.

Qeveria gjithashtu do të inkurajojë punëdhënësit të marrin në konsideratë punën nga shtëpia për të ndihmuar në përmbajtjen e përhapjes së koronavirusit.

Rritja ekonomike greke mund të ngadalësohet nga 2.21% deri në 1.88% këtë vit. Kjo do të thotë që qeveria mund të ketë nevojë të kërkojë buxhet shtesë për shpenzime të mundshme të jashtëzakonshme për shëndetin.

Staikouras tha se rregullat e rrepta të buxhetit të Bashkimit Europian duhet të hiqen për të krijuar më shumë hapësirë ​​fiskale për të ndihmuar në trajtimin e krizës së koronavirusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë