Futboll

Greqia ndëshkon Kosovën, dardanët e mbyllin me 9 vetë

Gazeta Si - Pas asaj fitoreje në Qipro, Kosova pritej të arrinte një tjetër sukses në ‘Fadil Vokrri’, por fitoi Greqia. Ndeshja u vendos nga një gol i Bakasetas në pjesën e parë. Dardanët e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë.

Greqia ka dalë me 3 pikë nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’. Ishte ndeshja e dytë në grup në Ligën C të Ligës së Kombeve. Djemtë e trajnerit Zhires nuk mundën të merrnin rezultat pozitiv.

Kosova e nisi mirë ndeshjen, por u ndëshkua në rastin e parë nga Greqia. Gjuajtja e Bakasetas rrafsh me tokën nuk u kap nga Muriç dhe më pas grekët e mbrojtën mirë rezultatin.

Greqia pati superioritet numerik në 20 minutat e fundit. Fidan Aliti mori kartonin e dytë të verdhë dhe Kosova mbeti me 10 lojtarë. Në fund karton të kuq mori edhe portieri Muriç, duke bërë që dardanët ta mbyllnin me 9 vetë.

Zhegrova ne aksion. Gazeta Si, 5 qershor 2022

Kosova mban vendin e dytë pas dy ndeshjeve të para në grup. Greqia është e vetmja skuadër që i ka fituar të dyja ndeshjet dhe kryeson me 6 pikë, e ndjekur nga skuadra e Zhires me 3 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë