Politike

Greqia dhe Turqia takohen në Stamboll, Athina skeptike për ndërmjetësimin e Ramës

Greqia dhe Turqia nuk ulen në të njëjtën tryezë bashkë që prej pesë vitesh. Dakordësia e dy vendeve për t’u ulur më 25 janar në ato që njihen si bisedime hulumtuese (teknike), e që zgjasin prej vitit 2002 është përshëndetur nga Komisioni Europian përmes zëdhënësit Peter Stano. Megjithatë, duke u nisur nga ndasitë e forta që kanë dy palët pritshmëritë janë të pakta.

Një analizë e gazetës greke “Kathimerini” thotë se Athina nuk e di se çfarë të presë nga këto bisedime, nisur nga të gjitha ngjarjet që kanë shoqëruar marrëdhëniet mes dy vendeve që prej grushtit të shtetit kundër Erdoganit.

“Për Athinën është e qartë se ajo çfarë po diskutohet në publik këto ditë, përfshirë këtu edhe propozimin që Edi Rama të ndërmjetësojë takimin në Tiranë mes dy ministrave të Jashtëm, Nikos Dendias dhe Mevlut Çavushoglu është vetëm sa për të krijuar përshtypjen e vullnetit për dialog dhe të zgjidhjes së çështjeve. Kjo duket si diçka që pala greke nuk e pranon”, thotë gazeta greke.

Bisedimet hulumtuese nuk janë takime ku diskutohet për zgjidhjen e problemeve që kanë dy vendet me njëra-tjetrën, por janë takime ku Ankaraja dhe Athina shtrojnë për diskutim propozimet përkatëse. Këtu është ndasia e madhe. Greqia thotw se nw tw vwrtetw Turqia nuk ka vullnet pwr tw zgjidhur ccwshtjet mes dy vendeve dhe refuzon që të bisedojë me Turqinë përtej çështjeve të ujërave territoriale, shelfit kontinental dhe zonës ekskluzive ekonomike.

Por, Turqia nga ana tjetër veç kundërshtimit të propozimeve greke për këto tre çështje ka shtruar për diskutim edhe çështjen e çarmatosjes së disa ishujve grekë pranë brigjeve të saj, madje edhe ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e Greqisë mbi këta ishuj.

Greqia pret nga Turqia që të mos ndryshojë shumë dhe nisur nga përvoja e të shkuarës turqit të kërkojnë të bisedojnë për këto çështjeve, veç atyre për kufirin detar. Këtu pala greke është e bindur se nuk ka asgjë për të diskutuar, duke çuar në një tjetër ngërç në këto bisedime.

Për këto arsye, askush nuk pret një mrekulli nga këto takime. I vetmi rezultat pozitiv i tyre do të jetë me gjasë ulja e përkohshme e tensioneve mes dy vendeve, që arriti pikun gjatë vitit të kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë