Kosova

Grenell sulmon sërish Kurtin: Do të jetë edhe kundër Bidenit

Ish i dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi ka sulmuar sërish sot kritikuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, pas qëndrimit të tij rreth të Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Grenell e ka quajtur Albin Kurtin sëris anti-amerikan duke thënë se ka qenë kundër të gjitha administratave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke filluar nga ajo e Bill Clinton.

Njeriu i afërt i Donald Trump ka publikuar një pjesë të një komunikate të Lëvizjes Vetëvendosje ku e cilësonte Izraelin shtet kriminal.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1367135111729176583

“Albin Kurti dhe partia e tij besojnë që Izraeli është ndërtuar duke kryer krime. Dhe thonë që SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur këtë krim”, shkruan Grenell.

Ai e ka përfshirë në reagimin e tij edhe këshilltarin e presidentit aktual Joe Biden, duke thënë se qendrimi i Vetëvendosjes”, është diskurs i rrezikshëm për një aleat të SHBA-së”.

Grenell ka shkruar në Twitter se Albin Kurti ka qenë kundër çdo presidenti amerikan dhe kundër çdo administrate dhe do të jetë kundër Amerikës dhe kundër presidentit aktual Joe Biden.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1367111910164811781

“Albin Kurti ka qenë kundër Bill Clintonit në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bushit në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obamës dhe Joe Biden për demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë sërish kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë kundër Amerikës”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Grenell e ka quajtur po ashtu Kurtin “majtist anti-amerikan”, që sipas tij ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA-së ndër vite.

Ai ka ftuar administratën e Joe Biden që ta ndalojë Kurtin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë