Shendet

Gratë shtatzëna këshillohen të shmangin dritën para gjumit për të reduktuar rrezikun e diabetit

Gratë që janë më të ekspozuara ndaj dritës disa orë para gjumit dhe gjatë gjumit kanë më shumë gjasa që të zhvillojnë diabet Ata që i ekspozohen më shumë dritës disa orë para gjumit, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë diabetin gestacional (i quajtur ndryshe diabeti i shtatzënisë).

Sipas studiuesve, diabeti gestacional prek të paktën 4-5 gra në 100 gjatë shtatzënisë. Nëse nuk kontrollohet mirë mund të çojë në komplikime, duke përfshirë probleme shëndetësore për fëmijën.

Hulumtimi i botuar në American Journal of Obstetrics and Gynecology ka zbuluar se gratë shtatzëna të cilat janë të ekspozuara ndaj niveleve më të larta të dritës në tre orë para gjumit duket se kanë më shumë gjasa të zhvillojnë diabet gjatë shtatzënisë.

“Drita gjatë natës mund të jetë një rrezik i panjohur”, thotë Minjee Kim, autori kryesor i studimit.

Midis studimeve të tjera, studiuesit kanë gjetur më parë se njerëzit që punojnë me turne janë në rrezik më të madh të diabetit të tipit 2, ndërsa ekspozimi më i madh ndaj dritës artificiale të jashtme gjatë natës është lidhur gjithashtu me një rrezik në rritje të diabetit.

Mendohet se ekspozimi ndaj dritës gjatë natës shtyp nivelet e melatoninës dhe ndikon në procese të ndryshme metabolike, siç është rregullimi i niveleve të sheqerit në gjak.

Ndërmjet viteve 2011 dhe 2013, Kim dhe kolegët u kërkuan 741 grave shtatzëna në SHBA që ishin në tremujorin e dytë të tyre të mbanin sensorë drite në kyçet e duarve dhe të plotësonin një ditar ditor të gjumit për rreth një javë.

Studiuesit i ndanë pjesëmarrëset në tre grupe të barabarta bazuar në ekspozimin e tyre mesatar ndaj dritës në tre orë para gjumit. Rezultatet zbuluan se 16 nga 247 gra që kaluan vetëm rreth 1.7 orë në dritë të zbehtë, zhvilluan diabet gestacional.

“Gratë që kalonin pak kohë në dritë të zbehtë kishin pesëfish më shumë gjasa për të zhvilluar diabetin gestacional në krahasim me ato që kalonin shumë kohë në errësirë”, thotë Kim.

Lajmi i mirë, thotë Kim, është se është e lehtë për të ndërmarrë veprime.

“Duke filluar tre orë para gjumit, përpiquni të qëndroni në errësirë ose me pak dritë sa herë që është e mundur”, thotë Kim, duke shtuar se kjo vlen edhe për pajisjet që lëshojnë dritë si telefonat. "Përpiquni t'i hiqni ato nëse është e mundur, por nëse jo, të paktën përpiquni të ulni dritën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë