Katar 2022

Granit Xhaka kundër rrymës: Nuk jemi këtu për të edukuar të tjerët

Gazeta Si - "Nuk i kam parë fotot e kombëtares gjermane, kam dëgjuar që është folur për to. Është një gjest, që e kanë menduar ata dhe nuk besoj se duhet të bëjmë gjë si Zvicër. Duhet të respektojmë rregullat dhe të përqendrohemi te Botërori. Kjo është gjithçka që kam në mendje të bëj".

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është përgjigjur vetëm me këto fjalë në konferencë shtypi ndaj pyetjeve të shumta në lidhje me gjestin e gjermanëve, të cilët para ndeshjes me Japoninë mbuluan gojën me duar në foton zyrtare, duke protestuar kundër ndalimit të vendosjes së shiritit “One Love".

Granit Xhaka me shiritin e kapitenit te Zvicres. Gazeta Si, 23 nentor 2022

Nëse Zvicra ishte një ga 7 kombëtaret që kishin në plan të mbanin shiritin simbol të luftës kundër homofobisë, lojtari i Arsenalit mendon ndryshe: "Jemi këtu për të luajtur futboll dhe jo për të edukuar dikë”.

Një drejtues i federatës zvicerane kishte thënë më parë se Xhaka "do donte" ta mbante shiritin 'One Love', por në fakt do të mbajë atë që ka vendosur FIFA, me një mesazh antiracist. "Një mesazh pozitiv, që është një sinjal i vlerave tona”, - ka thënë ai.

Në një nga intervistat e fundit Granit Xhaka ka thënë se nuk duhej ta kishte bërë as gjestin e shqiponjës, kur shënoi ndaj Serbisë në Botërorin e Rusisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë