Lajme

Grafiku i ditës/ Në Shqipëri kanë hyrë 9% më shumë italianë këtë janar se vjet

INSTAT ka raportuar se në muajin janar kanë hyrë në Shqipëri 21 mijë e 67 shtetas italianë ose 9% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Janar 2020, janë 693 mijë e 956 ose 20,9 % më shumë se në janar 2019.

Në Janar 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 249 mijë e 461ose 19,1 % më shumë se në janar të një viti më parë.

Ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipër renditet Polonia me 38,9 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Zvicra me 1,2 %, krahasuar me Janar 2019.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Janar 2020, janë 842 mijë e 694 duke shënuar një rritje me 21,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2020, janë 531 mijë e 65 ose 17,0 % më shumë krahasimisht me janarin e një viti më parë.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Janar 2020, janë 311 mijë 629. Krahasuar me Janar 2019, ky numër është rritur 29,9 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë