Rend dhe Ligj

Grabitja në Rinas, arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala

Arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar për grabitjen e 9 prillit 2019 në Rinas.

Policia thotë se janë vënë në pranga, në sajë të një megaoperacioni për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e vjedhjeve me armë.

Në operacion janë përfshirë 300 forca policore dhe janë sekuestruar armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Vëllezërit Çala janë të akuzuar për një sërë grabitjesh me armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

Deri më tani janë 5 të arrestuar, ndaj të cilëve është dhënë masa “arrest me burg”.

Një ndër ta, Alkond Bengasi, pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka dhënë detaje të vlefshme për hetimin e supergrabitjes.

Ai ka treguar se ka qenë punëtor në servisin e Elbasanit ku u modifikua fugoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Ndaj 5 të arrestuarve rëndojnë akuzat e “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë