Ngjarje

Grabitja e argjendarisë në Kamëz ende pa autor, shoferi qëndroi në makinë në pritje të 3 të tjerëve

Gazeta Si - Grabitja e armatosur e argjendarisë mbrëmjen e të martës në Kamëz, vijon të mbetet ende pa autor.

Sipas burimeve paraprake, në grabitje janë përfshirë katër persona dhe jo tre siç u dyshua menjëherë pas ngjarjes

Policia ka arritur që të sekuestrojë kamerat e sigurisë, ku duken qartë tre persona të armatosur dhe të maskuar që dalin nga mjeti dhe futen brenda argjendarisë, ku arritën të marrin rreth 500 gramë flori.

Personi i katërt kishte rolin e shoferit dhe ky i fundit ka qëndruar në mjet deri sa kanë dalë tre autorët nga biznesi dhe më pas janë larguar me mjetin tip “BMW”.

Ka qenë një prej autorëve, i cili me një automatik në dorë ka kërcënuar pronarët në argjendari, ku dyshohet se mes tyre ka pasur edhe një përleshje.

Ndërsa të tjerët kanë thyer xhamat e raftit ku ekspozoheshin bizhuteritë, duke marrë prej andej unaza, varëse, byzylykë dhe vathë të llojeve të ndryshme.

Hyrja dhe dalja e 3 grabitësve është ka qenë e lehtë, pasi argjendaria nuk kishte sistem bllokimi të dyerve në rast vjedhjeje, ndërsa çdo gjë është filmuar nga 4 kamerat e argjendarisë. 

E përbashkëta e tre autorëve, ishte maska farmaceutike që mbanin për të fshehur fytyrat dhe dorezat në duar për të mos lënë shenja gishtash.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të zonës për të gjurmuar lëvizjen e makinës “BMË” të autorëve, e cila ka marrë drejtimin e autostradës, por hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë marrë kthesën drejtë Fushë-Krujës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë