Ka ndodhur

Grabitet argjendaria në Tiranë. Autorët hynë me automatik në dorë

Rreth orës 17:15, të mbrëmjes së sotme tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S. në zonën e Kamzës.

Autorët më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”.

Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.

Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë