Media Galeri

Gomerët tashmë janë pjesë e kujdesit shëndetësor mendor…

Nga depresioni te skizofrenia, e vetmja njësi terapie me kafshë në një spital në Francë po argumenton se gomerët mund të shkojnë aty ku vetëm ilaçi nuk mundet.

Kur jeta të mërzit, provo të përkëdhelësh një gomar- të paktën, kjo është një nga recetat në kompleksin spitalor Ville-Evrard në lindje të Parisit.

Midis ndërtesave të fermave të shekullit të 19-të dhe pyjeve, pesë gomarë po bëjnë punën e ilaçeve.

Njësia e terapisë me gomerët e spitalit, unike në Francë, ka qenë në funksion që nga viti 2016 kur Ermelinda Hadey, infermiere psikiatrike, dhe bashkëshorti i saj François nisën programin me ndjenjën se gomarët, të njohur për natyrën e tyre të qetë dhe shoqërore, mund të lidhen me pacientët në mënyra që trajtimi konvencional nuk mund t’i arrijë gjithmonë.

Në një ditë normale, pacientët marrin gomarët- të quajtur Nono, Pitou, Oscar, Manolo dhe Malraux- nëpër territor, i pastrojnë dhe, në fund të seancës, i përqafojnë.

Çdo pacient ka një gomar specifik pasi familjariteti, rezulton, funksionon në të dyja drejtimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë