Makina

Gomat e shpuara shumë shpejt mund t’i përkasin së shkuarës

Pamja e një makine mbi një gomë pothuajse të shfryrë, ose ndërrimi i gomave në anë të rrugës janë ende të zakonshme. Po kështu është edhe shpenzimi i zëvendësimit të gomave që janë konsumuar para kohe. Ndonjëherë, gomat janë hallka e dobët e makinës. Por a mund të ndryshojë kjo?

Goma e zezë e mbushur me ajër, e përdorur për herë të parë në automjete në vitet 1890, tashmë mund të dalë jashtë përdorimit.

Gypat plastike mbështesin një rresht të hollë gome pa ajër të Goodyear

Në një pistë testimi në Luksemburg, një Tesla Model 3 po bën prova me katër goma pa ajër, të prodhuara nga prodhuesi amerikan Goodyear.

Disa gypa plastike janë të lidhur me një gomë të hollë. Ato përkulen sa herë që makina lëviz.

Michael Rachita, menaxher i Goodyear, thotë se ka akoma disa përmirësime që mund të bëhen por deri tani është një risi që premton shumë.

Makinat elektrike dhe lëvizshmëria autonome po ndryshojnë nevojat e gomave. Kompanitë tani duan automjete të fortë me goma rezistente dhe të riciklueshme.

Edhe pse gomat tradicionale do të kenë gjithmonë vendin e tyre, nevojitet një përzierje zgjidhjesh.

“Ndërsa kalojmë në një botë ku automjetet autonome po bëhen më të zakonshme dhe shumë qytete po ofrojnë lehtësira për to, të kesh një gomë pa qenë nevoja për mirëmbajtje është jashtëzakonisht e rëndësishme", thotë Rachita.

Ai thotë se gomat po testohen gjatë gjithë kohës, nën ngarkesa dhe shpejtësi të ndryshme. Janë mijëra kilometra pa ndalesë. Disa gypa deformohen, disa thyhen, por strukturat vazhdojnë të funksionojnë të sigurta.

Raportet sugjerojnë se gomat pa ajër të Michelin janë afër daljes në treg

“Është test-mëso, test-mëso”, thotë ai. "Por ne jemi në një fazë ku realisht jemi të sigurt se do të funksionojë”.

Rivali i Goodyear, Michelin, ka punuar me General Motors (GM) për gomat pa ajër që nga viti 2019. Në shkurt pati raportime se Sistemi unik i gomave i papërshkueshëm nga shpimi i Michelin (Uptis) mund të debutojë në një makinë të re elektrike Chevrolet Bolt që po planifikohet nga GM , ndoshta që në vitin 2024.

Megjithatë, Rachita thotë se më e rëndësishme se perceptimi i tyre, është ajo që vendosin rregullatorët.

Qeveritë do të kërkojnë teste rigoroze të sigurisë dhe një standardizim të rregullave. Dhe prodhuesit e gomave do të duhet të investojnë shumë në objektet e reja prodhuese dhe të zhvillojnë zinxhirët e furnizimit. Do të duhen vite.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë