Kombetarja

Gola kuqezinj, Lenjani dhe Sadiku shkëlqejnë me klubet

Ka qenë e mbarë kjo fundjavë futbollistike për një pjesë të lojtarëve të kombëtares shqiptare. Ka qenë Superliga zvicerane ajo që kanë parë dy futbollit kuqezinj të shkëlqejnë. Ata që kanë shkëlqyer më shumë janë Emir Lenjani dhe Armando Sadiku, të cilët kanë gjetur edhe rrugën e rrjetës.

https://twitter.com/TeleclubSports/status/1114895524514213888

Për mbrojtësin kuqezi, Emir Lenjani pas dygolëshit në javën e shkuar këtë herë ka ardhur një tjetër rrjetë me shumë peshë. Mbrojtësi i Sion është në një moment të artë dhe këtë gjë e ka provuar edhe në ndeshjen me Lucernën. Lenjani e ka gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e parë të ndeshjes dhe e veçanta është se këtë herë ka shënuar me këmbën e djathtë që nuk eshtë këmba e tij e preferuar. Për më tepër futbollisti shqiptar ka dhënë edhe asistin e golit të dytë për Sionin, duke u shpallur kështu lojtari më i mirë i ndeshjes.

https://twitter.com/TeleclubSports/status/1114916976282013696

Edhe Armando Sadiku është në rrugën e mbarë për të kapur formën e tij më të mirë. Sulmuesi elbasanas pas golit me kombëtaren, këtë herë ka shënuar edhe me ekipin e tij, Luganon. Goli i Sadikut ka marrë vlerësime të shumta, pasi 27-vjeccar ka gjetur rrjetën me anë të një silure nga distanca. Të dy golat nga futbollistët shqiptarë nuk kanë mjaftuar për t’ju dhënë fitoren ekipeve të tyre, pasi si Lugano edhe Sion janë ndalur në barazim, respektivisht me Bazelin 1-1 dhe Lucernën 2-2.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë