Futboll

Goglat e shortit, kundër ekipeve shqiptare në Ligën e Europës

Kundërshtarë shumë të fortë për të gjitha skuadrat shqiptare në Kupat e Europës. Pas Partzianit, që “peshkoi” Karabagun e Azerbajxhanit në Ligën e Kampionëve, edhe Kukësi, Teuta dhe Laçi nuk kanë buzëqeshur në shortin e hedhur sot në Nion për turin e parë eliminator të Ligës së Europës.

Kukësi ndeshet me hungarezët e Debrecenit, Teuta me lituanezët e Ventspils dhe Laçi me izraelitët e Hapoel Ber Sheva. Janë të gjithë kundërshtarë shumë të vështirë për tria skuadrat që përfaqësojnë Shqipërinë në Ligën e Europës. Debreceni është i njohur për shqiptarët, pasi më parë është dneshur me Skënderbeun dhe e ka eliminuar atë. Një i njohur më i freskët për shqiptarët është ekipi i Ventspils, që verën e kaluar “masakroi” Luftëtarin, duke shënuar një “mal” me gola. Madje, për atë ndeshje është hapur edhe një hetim, që ende nuk është mbyllur nga UEFA.

Vetëm Laçi do ta luajë në fushën e tij ndeshjen e parë, ndërsa Kukësi dhe Teuta luajnë në transfertë. Ndeshjet e para zhvillohen më datë 11 korrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë