Futboll

Goditje e befasishme e Juventusit, akord me Dembele të Barcelonës

Një goditje të befasishme ka bërë Juventusi për verën e ardhshme. Sipas të përditshmes katalnase “Sport”, që është shumë afër zhvillimeve te Barcelona, klubi italian ka arritur një akord me Musa Sisoko, prokuratorin e Osman Dembele.

Sulmuesi është në fund të kontratës me klubin spanjoll. Dembele është në tratativa për rinovimin me Barcelonën, por marrëveshja mes palëve është thuajse e pamundur, ndaj dhe në verë francezi pritet të kalojë në Torino me parametra zero.

Dembele me fanellen e Barcelones. Gazeta Si, 30 dhjetor 2021

Dembele, nga ana e tij, e ka dhënë ‘ok’-in për transferimin në Itali, por duket se ai ka në plan të presë edhe lëvizjet e PSG-së, klubi i tij i preferuar. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare, pasi skadon ultimatumi i Barcelonës për rinovimin. Nëse edhe PSG-ja nuk bën hapa përpara, Dembele do të marrë rrugën për në Itali.

Orët e fundit Barcelona po interesohet seriozisht për dy lojtarë të Juventusit, mbrojtësin Mathijs de Ligt dhe sulmuesin Alvaro Morata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë