Kosova

Glauk Konjufca Kryetar Parlamenti, Donika Gërvalla Ministre e Jashtme

Për herë të parë në karrierën e tij politike, Albin Kurti duket se nuk do t’i shtrijë dorën asnjë partie shqiptare për krijimin e qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar me një diferencë të madhe votash zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas llogaritjeve të deritashme. Kurti ka fituar 56 vende në Kuvendin e Kosovës dhe pritet të marrë më shumë me numërimin e votave të diasporës dhe të atyre me kusht.

Megjithatë, pa përfunduar ende numërimi, Vetëvendosje ka nisur negociatat edhe me deputetë nga komunitetet pakicë për ti bërë pjesë të grupit të tyre.

Deri më tani është konfirmuar se pjesë e qeverisë do të jenë vetëm Elbert Krasniqi, kryetar i partisë egjiptiane dhe Danush Ademi nga radhët e komunitetit rom, i cili i ka kërkuar Kurtit ndërtimin e njëqind shtëpive në këmbim të votës për krijimin e qeverisë.

Ndërkohë, brenda partisë po vazhdon diskutimi për ndarjen e ministrive. Në ekzekutiv do të jenë edhe nga Lista e Vjosa Osmanit. Edhe pse ende nuk ka deklaratë zyrtare, ndër emrat që priten të jenë pjesë e Qeverisë Kurti II është ai i Besnik Bislmit, Albulena Haxhiut,  Arben Vitisë e Rozeta Hajdarit. Po ashtu, nga Lista e Vjosa Osmanit ministre e punëve të jashtme pritet të jetë Donika Gërvalla.

Ndërkohë, në Kuvendin e Kosovës si kryetar i këtij institucioni pritet të kthehet Glauk Konjufca. Ndërkohë Mimoza Kusari, ndër figurat kryesore të listës së LVV-së, raportohet se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Kurtit.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë