Futboll

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, shorti vë përballë Partizanin dhe Vllazninë

Janë përcaktuar sot dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Pas shortit të hedhur në ambientet e stadiumit “Air Albania”, Partizani do të ndeshet me Vllazninë në gjysmëfinale, kurse Teuta do të ketë Laçin përballë.

Vëmendjen e merr sigurisht sfida mes Partizanit dhe Vllazninë, me të kuqtë që duan të shpëtojnë sezonin nëpërmjet Kupës së Shqipërisë, ndërsa shkodranët janë më mirë në kampionat dhe mund ta sigurojnë Europën prej tij, por kuptohet që e duan edhe një trofe.

Trofeu i Kupes se Shqiperise. Gazeta Si, 9 mars 2022

Gjysmëfinalet luhen me sistemin vajtje-ardhje. Ndeshjet e para janë programuar për më 30 mars, kurse ato të kthimit për më 13 prill. Për të ardhur në gjysmëfinale, Partizani eliminoi Dinamon në çerekfinale, Vllaznia Flamurtarin, Laçi Egnatian dhe Teuta Skënderbeun.

Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinalet
Partizani–Vllaznia
Teuta–Laçi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë