Futboll

Gjysmë miliardi euro për të blerë… Juventusin B

Keni gjysmë miliardi euro për të shpenzuar në futboll? Zgjedhja është shumë e lehtë, mund të blini direkt ekipin e dytë të Juventusit. Në javën e parë të kampionatit të Serisë A, ata që të gjithë bashkë kushtojnë gjysmë milioni euro, kanë parë shokët e skuadrës të luanin në Parma, kush nga stoli e kush nga shtëpia.

Emrat e lojtarëve që nuk luajtën javën e parë janë shumë të njohur, duke filluar nga Xhixhi Bufon, portieri legjendar italian, i rikthyer pas një sezoni te bardhezinjtë. Përpara tij mbrojtja e përbërë nga Kuadrado (20 minuta në Parma), De Ligt, Demiral dhe Danilo, plus Ruganin, i cili është ende bardhezi, por që pritet të shitet. Një mbrojtje që vlen 150 milionë euro.

Bernardeski merr vendin e Higuain në Parma. Gazeta Si, 27 gusht 2019

Për të kaluar në mesfushë, ku Bentankur formon një treshe të fortë me gjermanin Emre Çan dhe francezin Rabiot (30 minuta në Parma). Nuk është keq si repart dhe vlen rreth 70 milionë euro, ndërkohë që mund të shtojmë këtu 40 milionë eurot e Ramseit, por edhe Bernardeskin. Me një llogari të thjeshtë, bëhen 195 milionë euro për mesfushorët akoma të freskët. Në sulm janë emra të tjerë të mëdhenj si Pulo Dibala dhe Mario Manxhukiç, pak më shumë se 100 milionë euro për një dyshe të sprovuar.

Për t’i përmendur të gjithë, duhet theksuar se në kontratë me Juventusin janë edhe Pjaca dhe Perin. Juventusi 2 vlen rreth 500 milionë euro. Një luks i ekzagjeruar te bardhezinjtë, të cilët duan të fitojnë Championsin këtë sezon, pasi për titullin kampion gjithçka duket e lehtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë