Kosova

Gjykata Speciale e Hagës lë në burg Hashim Thaçin

Gjykata Speciale e Hagës ka refuzuar kërkesën e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për t’u liruar nga qelia.

Nicollas Guillou, gjyqtari i procedurës paraprake ishte ai që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Thaçi ka kërkuar që ai të paraqesë mbrojtjen në liri dhe gjykata vendosi datën 31 gusht që ai të paraqesë parashtrimet për kërkesën e lirimit nga paraburgimi.

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

Nga ana tjetër gjyqi për ish-krerët e UÇK të akuzuar për krime lufte nuk ka nisur ende teksa seanca e radhës mbahet më 13 ose 14 shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë