Nga Gazeta ‘Si’– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi Gjykata e Tiranës la në qeli 5 prej protestuesve, që dyshohet se ishin pjesë e ‘grupit të zjarrit’ në protestën e PD-së në 17 prill para Kryeministrisë.
Gjatë fjalës së tij në tubimin e përjavshëm para Kryeministrisë, Berisha tha se të arrestuarit u mbajtën në qeli pa prova.
Berisha gjithashtu ngriti pretendime të forta se 5 militantët e arrestuar të PD-së janë dhunuar në qelitë e komisariateve.
“Kam një mirënjohje dhe përshëndetje shumë të përzemërt për heronjtë e kryengritjes paqësore të 17 prillit, Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvet Toçilla, Sem Bici, të cilët qëndruan si luanë ndaj torturave çnjerëzore shtazarake që kriminelë me uniformë kryen ndaj tyre në qelitë e komisariateve dhe u mbajtën sot në burg pa asnjë provë, pa asnjë fakt nga prokurorë dhe gjykatës Kapo dhe Peza, militantë të verbër partiakë.
Ata janë ndërgjegja jonë, janë frymëzimi ynë.
Lirimi i tyre urgjent nga burgu është beteja jonë.
Një përshëndetje të përzemërt edhe për guximtarët e pamposhtur Ikball Domi, Gentian Tuga, Ernest Kapo, Preng Lala, Edison Shyti, Bardhyl Ndou, Sokol Bajraktari,etj, të cilët u torturuan në komisariate nga banditë me uniformë, por qëndruan të pamposhtur”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje