Kosova

Gjykata Kushtetuese vendos sot “fatin” e qeverisë Hoti

Fati i Qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti do të vendoset sot nga Gjykatën Kushtetuese. Pas gjashtë muaj pritjeje, gjykata po diskuton në një seancë publike për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi kur Hoti është zgjedhur kryeministër.

Arifi ishte një prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti. Por kur partia e Albin Kurtit, Vetëvendosja u rrëzua nga pushteti, vota e deputetit Arifi u quajt e pavlefshme për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës. Për këtë arsye VV-ja i ishte drejtuar për interpretim në Kushtetuese.

Një vendim pro Vetëvendosjes do të sille një situatë të re politike në vend. Si përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë deputeti Artan Abrashi dhe anëtari i këtij subjekti, Blerim Salla. Vetë Albin Kurti është shprehur i bindur se vendimi do të jetë në favor të tyre.

Si palë në këtë çështje po merr pjesë në seancë edhe Qeveria, pasi Hoti e ka angazhuar një avokat mbrojtës për ta përfaqësuar. Po ashtu pjesëmarrës është edhe këshilltari i Vjosa Osmanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë