Drejtësia

Gjykata Kushtetuese: Marrja e lejes për protesta është antikushtetuese. Mjafton njoftimi

Përfshirja në Kodin Penal dhe cilësimi si kundërvajtje penale e tubimit pa marrë më parë lejen nga ana e organeve kompetente është cilësuar si antikushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit ka dalë me një vendim duke shfuqizuar togfjalëshin “pa marrë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” të vendosur në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal, që prej vitit 2017.

Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje për këtë çështje në fillim të kaluar nga Gjykata e Apelit e Shkodrës. Në këndvështrimin e Kushtetueses, togfjalëshi në fjalë në vetvete e bën të drejtën e protestës së qytetarëve të paligjshme.

Ndërkohë, përveç kësaj parashikimi i vendosur në Kodin Penal binte ndesh edhe me ligjin për tubimet, që përcakton se për tubimet nuk kërkohet leje nga ana e policisë, por vetëm detyrimi për ta njoftuar atë për kohën dhe vendin e protestës.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese i kërkon Kuvendit që të plotësojë Kodin Penal, duke i lënë një afat prej gjashtë muajsh, kohë kur ky vendim i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi nga momenti që është botuar në Fletoren Zyrtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë