Politike

Gjykata Kushtetuese, KED shqyrton kandidaturat

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi verifikoi të premten kandidatët për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Presidenti Ilir Meta deklaroi pak ditë më parë se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të nisë sa më parë shqyrtimin e kandidaturave për 3 vendet e mbetura bosh, dy nga presidenti, dhe një nga Kuvendi.

Aktualisht gjykata ka vetëm 4 nga 9 anëtarë duke e bërë të pamundur marrjen e vendimeve.

Një prej 4 anëtarëve është Vitore Tusha, anëtare e Kushtetueses prej vitesh e konfirmuar në detyrë deri sa të zëvendësohet. Një është emëruar nga presidenti Meta dhe dy nga Kuvendi.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre të tjerë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë