Politike

Gjykata e Tiranës jep vendimin për protestuesit e opozitës: 5 në burg, 6 ‘detyrim paraqitje’

Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata Penale e Tiranës ka dalë me një vendim, për 11 protestuesit e arrestuar nga policia, gjatë protestës së opozitës, që u mbajt më 17 prill.

Gjykata ka lënë në burg pesë protestues, kurse 6 të tjerë u ka caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Gjykata vendosi arrest me burg për: K.Ç, B.T, H.Sh, M.T, ⁠S.B.

Detyrim paraqitje: I.D, G.T, E.K, ⁠E.Sh, B.N, S.B.

Protestuesit akuzohen për veprat penale “goditje për shkak të detyrës”, “prishje të qetësisë publike”, “shkatërrim prone me zjarr” dhe “kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

Sipas uniformave blu, disa protestues kanë hedhur molotovë dhe lëndë piroteknike në drejtim të godinës së Kryeministrisë dhe ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët ishin të angazhuar për garantimin e rendit publik.

Si pasojë, 5 punonjës policie mbetën të dëmtuar gjatë tubimit, të cilët morën mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë