Drejtësia

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fredi Belerit për zbutje të masës së sigurisë

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për një masë më të butë sigurie.

Beleri kërkoi zëvendësim të masës së sigurimit, më të lehtë se ajo e arrestit me burg, por gjykata e refuzoi.

Fredi Beleri u arrestua në Himarë 3 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit për blerje votash. Pavarësisht arrestimit, Fredi Beleri arriti që të fitojë Bashkinë e Himarës.  

Beleri u arrestua më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pas dyshimeve për blerje votash. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Në zgjedhjet e 14 majit, pavarësisht se ishte në burg, Beleri arriti të merrte numrin e nevojshëm të votave për të fituar garën në Bashkinë e Himarës në siglën e "Bshkë Fitojmë", duke mundur socialistin Gjergji Goro.

Ndërkohë njeriu i afërt i Belerit, Pandeli Kokaveshi, i vënë në pranga si bashkëpunëtor në shit-blerje të votës u lirua nga Gjykata e Apelit për arsye shëndetësore.

Ai do të ketë detyrimin për t’u paraqitur periodikisht në prokurori. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, pas dhënies së 40 mijë lekëve për 8 vota një personi të infiltruar të Prokurorisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë