Kosova

Gjukanoviç: Mali i Zi mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka shprehur mbështetjen e shtetit të tij për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në konferencën për media në Prishtinë, bashkë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, Gjukonoviç tha se Mali i Zi mbështet anëtarësimin e Kosovës edhe në Këshillin e Evropës.

“Të jua them në mënyrë të qartë, që në tetor të vitit 2008 dhe në vazhdim është treguar qëndrimi ynë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave të ndryshmeve dhe integrimit. Kjo është një gjë pozitive për Kosovën dhe KE-në, duke pasur rëndësinë e kësaj organizate, është një hap para hyrjes në BE.

Ne si anëtarja më e fundit e KE-së, kemi zbatuar e realizuar reforma të shumta dhe kjo është në dobi jo vetëm për ne, por edhe për Europën në tërësi, në këtë menyrë e shohin edhe aplikimin e Kosovës. Është krejtësisht e logjikshme që po mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KE”, deklaroi ai.

Presidenti malazez ka nisur sot(18 maj) vizitën dyditore në Kosovë. 

Osmani tha se vizita e homologut të saj nga Mali i Zi po ndodh në një moment të rëndësishëm për Europën dhe Ballkanin Perëndimor.

“Presidenti Gjukanoviç përveç se është dëshmuar si një aleat i rëndësishëm i Republikës së Kosovës është gjithashtu një mik i përkushtuar i popullit tonë për çka dua ta falënderoj sërish edhe sot. Populli i Kosovës e vlerëson shumë kontributin e tij të rëndësishëm në njohjen e Republikës sonë dhe përkushtimin e dëshmuar për të punuar së bashku për t’i luftuar ndikimet keqdashëse dhe të dëmshme në rajonin tonë nga aktorë të tjerë”.

Kjo vizitë e presidentit pëveç se është historike në aspektin e raporteve tona bilaterale po ndodh në një moment të rëndësishëm për kontinentin tonë, e rrjedhimisht edhe për Ballkanin Perëndimor. Si dy shtete demokratike dhe liridashëse është thelbësore që të qëndrojmë krahë për krahë përballë agresionit rus, si dhe tendencave destabilizuese të satelitëve të Rusisë në rajonin tonë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë