Futboll

Gjuetia për sulmues/ Mertens te Juventusi, Ikardi te Monca

Gazeta Si - Emrat e sulmuesve qarkullojnë më së shumti në merkaton e verës. Disa prej klubeve të mëdha e kanë bërë goditjen në këtë drejtim, të tjerë ende jo. Juventusi po kërkon një zëvendësues të Vlahoviç dhe lista e kandidatëve sa vjen dhe shtohet.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, ka një ide të çmendur për Dris Mertens. Belgu shihet si një alternativë e mirë, duke parë situatën e komplikuar me Alvaro Moratën, të preferuarin e trajnerit Alegri.

Mertens në dyluftim me Verratin. Gazeta Si, 2 gusht 2022

Klubi bardhezi është gati t’i bëjë një propozim belgut pa kontratë që pas largimit nga Napoli. Përveç tij, Muriel, Martial dhe Arnautoviç janë alternativat, Verner është më larg.

Mertens mund të vijë me parametra zero te Juventusi. Belgut mund t’i garantohet një pagë prej rreth 5 milionë eurosh, plus që do të ketë shansin të luajë në Ligën e Kampionëve.

Mauro Ikardi. Gazeta Si, 2 gusht 2022

Në Itali mund të rikthehet argjentinasi Mauro Ikardi, të cilin e kërkon me ngulm Galiani te Monca. Në Francë bëjnë me dije se kjo është një pistë reale, që mund të konkretizohet shpejt, duke parë që Ikardi nuk ka hapësira te PSG.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë