Futboll

Gjuan me armë në spital, ish-mesfushori i Barcelonës dënohet me 2 vite burg

Dikur ishte një nga mesfushorët më të mirë në botë, por në moshën 32-vjeçare jeta e Arda Turan është totalisht e përmbysur. Turku që ka fituar një La Liga me Atletiko Madrid dhe ka qenë për dy sezone e pjesë e Barcelonës u dënua nga gjykata turke me 2 vite burg.

Shkak për këtë dënim të futbollistit është bërë përdorimi i armëve në ambiente publike duke shkaktuar panik. Turan qëlloi me një armë automatike në brendësi të një spital në Stamboll. Arda Turan është aktualisht një lojtarë i Istanbul Basaksehir dhe gjithë ngjarja ka nisur nga një sherr banal me këngëtarin turk Berkay Sahin.

Sahin mbeti me hundë të thyer pas grindjes dhe Arda mbërriti në spital më vonë atë natë me një armë, me të cilën e qëlloi në ajër për të shkaktuar panik tek të gjithë pacientët dhe familjarët e tjerë. Arda u akuzua për ngacmim seksual ndaj gruas së Berkay Sahin, mbajtjen e armëve pa leje, plagosje me dashje dhe qitje me armë në ambiente publike.

Basaksehir menjëherë pas kësaj ngjarje konfirmoi se e kanë gjobitur 32-vjeçarin Arda me 2.5 milionë lira turke ose 390 mijë euro. Arda u lirua nga akuza për ngacmim seksual, por mori dënimin me dy vjet, e 15 ditë burg për të shtënat me armë që krijuan frikë dhe ankth në një ambient spitalor.

Gjithsesi ai nuk do të kalojë asnjë kohë në qeli, por do të ketë detyrimin të paraqitet në komisariat çdo muaj dhe kushti më i rëndësishëm është që për një periudhë prej pesë vjetësh Arda Turan nuk duhet të bëjë asnjë kundërvajtje ligjore.

Pasi u paraqit në gjykatë të Mërkurën, Arda lëshoi ​​një deklaratë përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, ku thuhet: "Siç e provoi edhe Gjykata unë nuk kam bërë ngacmim seksual, një krim për të cilin më vjen zor edhe të flas.

Arda Turan ka luajtur tre ndeshje në sezonin e ri në Superligën turke dhe me kombëtaren e Turqisë numëron më shumë se 100 ndeshje, ku ka shënuar edhe 17 gola.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë