Kombetarja

UEFA gjobit FSHF-në, flakadanët ndaj Moldavisë kushtojnë 21 mijë euro

Gazeta Si - Federata Shqiptare e futbollit është gjobitur nga UEFA për flakadanët që tifozët kuqezi ndezën gjatë ndeshjes me Moldavinë më 17 qershor. Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur një gjobë prej 21.250 eurosh.

Kujtojmë që në ndeshjen Shqipëri-Moldavi, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, në stadiumin ‘Air Albania’ pati incidente nga tifozët. Penalizimi vjen nga problematika e shkaktuar nga grupimi ‘Tirona Fanatics’, që ndezi flakadanë gjatë ndeshjes.

Foto ilustruese. Tifozët kuqezi në "Air Albania". Gazeta Si, 19 korrik 2023

FSHF, teksa bën të ditur lajmin e gjobës, bën apel për të gjitha grupimet dhe tifozët shqiptarë, që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin incidentet që mund të sjellin penalitete financiare jo vetëm për Kombëtaren.

Federata kërkon nga tifozët që të gjithë ta mbështesin Kombëtaren, duke treguar qytetari dhe përgjegjshmëri përmes një sjellje korrekte e duke respektuar rregullat dhe kundërshtarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë