Futboll

Gjimshiti në zonën Champions me Atalantën, Asllani vetëm 20 minuta me Interin

Gazeta Si – Berat Gjimshiti ka rifituar pozitat e tij tek Atalanta. Ai luajti titullar në fitoren 2-0 ndaj Sampdorias, që e ngjit skuadrën bergamaske në vend të katërt, në zonën Champions, me pikë të barabarta me Milanin.

Mbrojtësi kuqezi kishte qëndruar në stol në disa nga ndeshjet e fundit. Ai u kthye titullar në Kupën e Italisë fillimisht dhe tani edhe në kampionat. Ky është një lajm i mirë për trajnerin Silvinjo, sepse Gjimshiti është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren. Mbrojtësi shtatlartë u vlerësua me notën 6 për paraqitjen në ndeshjen e sotme.

Asllani gjate nje ndeshjeje me Interin. Gazeta Si, 28 janar 2023

Kristjan Asllani pritej të ishte titullar sort ndaj Kremonezes në transfertë, por trajneri Inzagi ka thyer parashikimet edhe këtë herë. Ai ka aktivizuar Galiardinin titullar dhe vetëm në 20 minutat e fundit hodhi në fushë mesfushorin shqiptar. Për këtë zgjedhje trajneri i Interit është kritikuar edhe nga specialistët në Itali.

Interi fitoi 1-2 në fushën e Kremonezes, falë dopietës së sulmuesit argjentinas, Lautaro Martinez. Me këtë fitore zikaltrit marrin vendin e dytë, me një ndeshje më shumë se Milani, Lacio dhe Roma.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë