Politike

Gjiknuri: Nuk kemi kohë për sistemin zgjedhor

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka konfirmuar se ndryshim të sistemit zgjedhor brenda 31 majit nuk do të ketë.

“Asnjë nuk ka hequr dorë nga afati i 31 majit. Deri në 31 maj kemi të gjitha mundësitë që të gjejmë marrëveshje. Kjo datë qëndron dhe është datë e rëndësishme, prandaj vendosëm që të punojmë intensivisht. Çështja e sistemit zgjedhor kërkon shumë kohë, nuk mund të realizohet brenda 31 majit. Palët kanë rënë dakord se meqë përfshin Kushtetutën, kjo do të kërkojë debat dhe konsultë shumë të gjerë dhe nuk do të ishte e mundur që brenda 31 majit të mund të adresonim ribërjen e sistemit zgjedhor“, tha Gjiknuri për “Abc Neës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë