Politike

Gjiknuri: Hapja e listave mund të sjellë tensione

Socialisti Damian Gjiknuri thotë se hapja e listave me sistemin aktual proporcional rajonal mund të sjellë tensione, por fton kolegët deputetë që të mos kenë frikë nga kjo dhe ta miratojnë atë.

“Hapja e listave mund të sjellë tensione dhe probleme. Por, nuk duhet të kemi droje për këtë”, u shpreh ai.

Gjiknuri, që përfaqësoi socialistët në Këshillin Politik në bisedimet me PD dhe LSI foli në Komisionin e Ligjeve si bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore për të prezantuar ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit me opozitën jashtëparlamentare.

Sipas Gjiknurit propozimet adresojnë që të gjithë shqetësimet e ngritura nga opozita jashtëparlamentare.

“Nuk arriti që të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE-së, pasi më shumë se standardi i ODHIR prevaloi interesi politik. Por, janë reflektuar të gjitha kërkesat e opozitës jashtëparlamentare”, deklaroi Gjiknuri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë